Barnatorja u plaçkit në mes të Prishtinës, arrestohet një i dyshuar

Është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë. Rasti ka ndodhur me datën 08.10.2018 në rrugën “Vllëzërit Fazliui” në Prishtinë, në një barnatore, me ç’ rast janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e barnave. “Hetuesit policor pas ndërmarrjes së […]

Është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti ka ndodhur me datën 08.10.2018 në rrugën “Vllëzërit Fazliui” në Prishtinë, në një barnatore, me ç’ rast janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e barnave.

“Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm se, i njëjti ka shfrytëzuar veturën e marrë në shfrytëzim nga një kompani për dhënien me qira të veturave ( RentCar) dhe të njëjtën dyshohet ta ketë përdorur në rastin e sipër cekur me targa veture të cilat më herët kanë qenë të raportuara si të vjedhura”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës Rajonal i Policisë në Prishtinë.

Ndërkohë që policia ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore e operative, ka lokalizuar veturën Golf –V-, ngjyrë hiri, dhe të njëjtën e ka sekuestruar për ta ndihmuar ndriçimin e plotë të rastit..

Të dyshuarit E. E, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?