Bahtiri – Haradinajt: Do të luftoj si luan për Mitrovicën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR’së, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e kishte paralajmëruar që të matet me deklaratat për bashkimin e Mitrovicës, raporton Periskopi. Bahtiri në Imazh të RTK’së ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet ta dijë se ai është i gatshëm të luftojë […]

Bahtiri në Imazh të RTK’së ka thënë se kryeministri Haradinaj duhet ta dijë se ai është i gatshëm të luftojë si luan për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Tutje, Bahtiri thotë se nuk e do dhunën, por paqen – andaj nuk ka ftuar protestë, pasi beson se thirrjes së tij do t’i përgjigjeshin qindra mijëra njerëz.

“Unë kryeministrin e kam mik, por kryeministri le ta dije se unë jam edhe në komunë edhe në shtet. Ura duhet me u lëshue edhe ajo ure ka me u lëshue. Qytetarët e Mitrovicës duhet të rrinë të qetë. Kqyre, unë nuk e du dhunën, unë jam për paqe, veç mbane mend, me ba me thirr unë protestë kane me ardhë qindra- mijëra njerëz. Por unë nuk kam thirr protestë. Unë iu kam thënë qytetarëve te mi rrini të qetë sepse ata e dinë kënd e kanë kryetar, unë do të luftoj për të mirën e tyre, e kanë kryetarin që lufton si luan për të mirën e tyre”, ka thënë Bahtiri.

Ditë më parë ai kishte paralajmëruar se në hapjen e urës së Mitrovicës do të përformonte një këngëtare me famë botërore, duke mos treguar se për kë bëhet fjalë.

Më pas, mediet raportuan se këngëtarja e ftuar nga Bahtiri do të jetë Shakira./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?