Avokati i Gani Thaçit tregon se çfarë lëndime mori dje klienti i tij: Njëri i kërkoi falje

Avokati i Ganit Thaçit, vëllait të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka folur për sulmin fizik që ka ushtruar klienti i tij ndaj drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic. Skender Musa ka thënë në T7, se shtetasi i Sllovenisë, Gianni Sokolic, “i ka […]
Avokati i Ganit Thaçit, vëllait të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka folur për sulmin fizik që ka ushtruar klienti i tij ndaj drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, Gianni Sokolic.
Skender Musa ka thënë në T7, se shtetasi i Sllovenisë, Gianni Sokolic, “i ka kërkuar falje” Gani Thaçit pas asaj që ai e ka cilësuar “përleshje” në zyrat e BKS’së.
Kërkimfalja, sipas tij, ka ardhur “për shkak se diskutimet, ato çka ka thënë z. Thaçi në mbledhje, nuk janë përkthyer në gjuhën angleze, dhe z. Sokolic nuk i ka kuptuar shqetësimet e z. Thaçi”.
Më herët, avokati Musa ka thënë se Gani Thaçi “ka pësuar lëndime të lehta trupore”.
Vëllai i presidentit, sipas Musës, “ka pësuar tri lëndime në fytyrë, të cilat janë të dukshme, shihen në sy”.
Megjithatë, ai ka thënë se Gani Thaçi “nuk ka dashur ta quajë veten viktimë”.












