Avdullah Hoti vazhdon sulmet ndaj Thaçit: ‘Korrigjimi i kufijve’ i pamenduar, po bëhet pengesa më e madhe

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar edhe njëherë përpozimin për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Hotit, një propozim i pamenduar dhe në mungesë të koordinimit me aleatët e Kosovës po bëhet pengesa më e madhe për politikat kontraktuale të Kosovës drejt Bahkimit Evropian. Sipas tij, kjo ide […]
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar edhe njëherë përpozimin për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Hotit, një propozim i pamenduar dhe në mungesë të koordinimit me aleatët e Kosovës po bëhet pengesa më e madhe për politikat kontraktuale të Kosovës drejt Bahkimit Evropian.
Sipas tij, kjo ide është kundër shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës dhe po dëmton proceset politike, shkruan Periskopi.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Propozimi për ‘korrigjimin e kufirit’, i pamenduar dhe në mungesë të koordinimit me aleatët tanë, po bëhet pengesa më madhe për të vazhduar politikat kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për të zhvilluar dialog pragmatik me Serbinë.
Për sa kohë nuk hiqet dorë nga kjo ide, që është kundër shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, do të dëmtohen shumë procese politike. Disa nga këto proceseve po zhvendosen në agjendë të pritjes, nisur nga logjika “së pari ndryshim i kufirit, mandej gjëra të tjera”.
Sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, aq më shumë do të shpenzojmë energji politike nesër për t’i riparuar gabimet dhe ngecjet e kësaj qasje konfuze dhe të dëmshme.
Kjo ‘status quo’ duhet të ndryshoj. Nuk ka logjikë të presim të korrigjohet ideja e ‘korrigjimit të kufirit’. Ne jemi të bindur se rruga e vetme demokratike janë zgjedhjet e reja. Për këtë po angazhohemi”, ka shkruar Hoti në Facebook./Periskopi./.












