Asambleistja në Komunën e Prishtinës mohon lajmin se e ka braktisur LDK-në

Asambleistja në Komunën e Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] ka bërë një postim në Facebook duke e demantuar lajmin që qarkullonte në disa portale se i është bashkuar Aleancës Kosova e Re [AKR] të Behgjet Pacollit. Ajo ka thënë se nuk do ta braktisë Grupin e Këshilltarëve komunalë të LDK-së dhe se këto […]
Asambleistja në Komunën e Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] ka bërë një postim në Facebook duke e demantuar lajmin që qarkullonte në disa portale se i është bashkuar Aleancës Kosova e Re [AKR] të Behgjet Pacollit.
Ajo ka thënë se nuk do ta braktisë Grupin e Këshilltarëve komunalë të LDK-së dhe se këto lajme nuk qëndrojnë.
Ky është postimi i saj në Facebook:
“Lajmet e shpërndara së fundmi, se do e braktisë Grupin e Këshilltarëve Komunal të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës janë tërësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.
Unë zotohem para atyre që më votuan mua dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që bashkërisht do punojmë që të vijm në pozitë në nivel lokal dhe qendror që të vazhdojmë me kontributin e përbashkët për shtetndërtim dhe mirëqenie me të mirë.”












