As pas dy viteve, s’ka raport ndërkombëtar për vdekjen e Astrit Deharit

As pas dy viteve, s’ka raport ndërkombëtar për vdekjen e Astrit Deharit

Janë bërë pothuajse dy vite që kur ndërroi jetë aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Në ditën tragjike ai ishte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej nën dyshimin për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ndonëse raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë e ka vlerësuar si vetëvrasje, familjarët me këtë […]

Ndonëse raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë e ka vlerësuar si vetëvrasje, familjarët me këtë konstatim nuk u pajtuan dhe prandaj kërkuan hetim të pavarur ndërkombëtar, i cili tani po zhvillohet në Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar ende dhe deri më tani ky institut nuk ka dal me ndonjë rezultat konkret për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

Babai i të ndjerit Astritit, Avni Dehari për KosovaPress bënë të ditur se hetimet  po vazhdojnë dhe se hetuesit ndërkombëtar i kanë pranuar të gjithë materialin e nevojshëm për hetim nga organet hetimore në Kosovë.

Ai thotë se deklaratat kontradiktore të prokurorëve dhe gjykatësve për vdekjen e djalit të tyre, i kanë shtyrë ata që të dyshojnë edhe në raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë.

Rezultate konkrete për hetimet në Zvicër nuk ka pranuar as avokati i rastit të Astrit Deharit, Tomë Gashi i cili thotë se janë duke pritur një përgjigje hetimore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë.

Duke u shprehur i bindur se Astrit Dehari është vrarë, Gashi në një prononcim për Kosovapress thotë se rasti nuk ka marrë epilog ende, ngase sipas tij, ishte i inskenuar.

Ndërsa, Prokuroria Themelore e Prizrenit për KosovaPress ka konfirmuar se rasti i aktivistit të Vetëvendosjes është duke u trajtuar në Zvicër.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi thotë se nuk kanë asnjë informacion për ecurinë e hetimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë.

Në tetorin e vitit të kaluar Qeveria e Kosovës me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ndarë mjetet financiare në shumën prej 50 mijë eurove për ekspertizë shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?