Arabia Saudite e pranon se gazetari Jamal Khashoggi u vra në konsullatë në Stamboll

Arabia Saudite e pranon se gazetari Jamal Khashoggi u vra në konsullatë në Stamboll

Arabia Saudite ka pranuar më në fund, pas 18 ditësh, vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës së vendit, në Stamboll, më datë 2 tetor të këtij viti. Në një transmetim të televizionit shtetëror saudit, u raportua se Khashoggi u vra gjatë një përleshjeje në konsullatën saudite në Stamboll, ndërsa autoritetet arabe morën […]

Në një transmetim të televizionit shtetëror saudit, u raportua se Khashoggi u vra gjatë një përleshjeje në konsullatën saudite në Stamboll, ndërsa autoritetet arabe morën masa për të dënuar përgjegjësit.

Kështu janë arrestuar plot 18 persona, si dhe janë shkarkuar dy gjeneralë, pasi është provuar se kanë qenë të përfshirë në përplasjen që u mbyll me vrasjen e gazetarit 61-vjeçar arab.

Gjeneralët e shkarkuar janë zëvendës shefi i inteligjencës Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmës i lartë i princit të kurorës Mohammed Bin Salman.

Jamal Khashoggi kishte shkuar në konsullatën arabe të Stambollit më 2 tetor, për të marrë një dokument martesor, por nuk doli më që aty, ndërsa prej ditësh autoritetet turke vijojnë hetimet dhe kërkimet për zbardhjen e ngjarjes.

Stambolli kishte akuzuar në mënyrë të vazhdueshme se gazetari ishte vrarë brenda konsullatës dhe trupi i tij ishte copëtuar, por autoritetet arabe kishin mohuar me forcë akuzat, deri mbrëmjen e të premtes.

Edhe faktori ndërkombëtar kishte bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme, për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarjeje, ndërsa në shenjë proteste, braktisën edhe një konferencë investimesh, që po mbahet në Rijad.

Jamal Khashoggi ishte një gazetar saudit, që jetonte në SHBA dhe shkruante për Washington Post, ndërsa njihej si një kritik i vazhdueshëm i Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?