Amerika mbështet ushtrinë, por me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale

Amerika mbështet ushtrinë, por me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë dje se e mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale. Superfuqia ushtarake në botë i ka dhënë mbështetje të fortë formimit […]

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë dje se e mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale.

Superfuqia ushtarake në botë i ka dhënë mbështetje të fortë formimit të ushtrisë së Kosovës një ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, pas një takimi dje me presidentin Aleksandar Vuçiq në Beograd ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ushtrinë e Kosovës.

“Për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkrahur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Është një proces i cili do të marrë kohë të gjatë dhe ne po punojmë me partnerët tanë në Prishtinë. Po punojmë për t’u siguruar që ky proces të shkojë siç duhet”, ka thënë Palmer në Beograd.

Deklaratën e tij e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se një qëndrim i tillë i SHBA-së karshi Republikës së Kosovës nuk është diçka e re dhe nuk duhet habitur.

Edhe zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë i kanë deklaruar dje gazetës “Zëri” se mbështesin transformimin e FSK-së. “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së për “Zërin”.

Ata kanë shtuar se nxisin udhëheqësit politikë të Kosovës të sigurojnë që procesi të vazhdojë në një mënyrë përfshirëse dhe shumë të kujdesshme, e cila përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që është e koordinuar ngushtë me aleatët nga NATO-ja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?