Ambasadori i Shqipërisë në Serbi i pakënaqur me mos prezencën e qeveritarëve në Beograd

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi i pakënaqur me mos prezencën e qeveritarëve në Beograd

Ndonëse tema e dialogut Kosovë- Serbi ishte temë e Forumit të Sigurisë në Beograd, aty munguan përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Një gjë të tillë e ka theksuar edhe ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, i cili ka thënë se prezenca e tyre do të kishte qenë shumë e mirëseardhur për shkak të rëndësisë së […]

Një gjë të tillë e ka theksuar edhe ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, i cili ka thënë se prezenca e tyre do të kishte qenë shumë e mirëseardhur për shkak të rëndësisë së temave që janë trajtuar e që kanë rëndësi shumë të madhe për vet Kosovën.

“Kosova ishte e pranishme me disa përfaqësueses të shoqërisë civile. Nuk ishte e përfaqësuar me përfaqësuesit e saj të ligjshëm, në kuptimin e përfaqësuesve të Qeverisë, përfaqësues të shtetit, por edhe kjo ishte një anë që i mungonte kësaj konference, ndonëse mund të themi që Kosova dhe problemet e saj, problemi i dialogut Serbi-Kosovë ishte i pranishëm në të gjitha sesionet e këtij forumi”, u shpreh ambasadori.

Tutje ai ka uruar që marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.

“Uroj që ky dialog të çojë në arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, të detyrueshme për të dy palët, që të kthejë normalitetin në këtë dhe të hap rrugën për një zhvillim më të mirë dhe normal në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës… Shqipëria e mbështet procesin e dialogut. Shqipëria mbështet arritjen e një marrëveshje të vërtetë, një marrëveshje të qëndrueshme, marrëveshje mbi të cilën mund të zhvillohet në mënyrë konstruktive zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe hapjen e perspektivave të reja në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kosovës në mekanizmat Euro-Atlantike dhe në Bashkimin Evropian. Ky është caku jonë”, tha ai.

Ambasadori shqiptar ka folur edhe sa i përket ndaljes së qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe kur ata udhëtonin në Serbi e për të cilat KosovaPress ka raportuar disa herë.

“Çdo gjë që bëhet në mënyrë të paligjshme, çdo gjë që bëhet kundër jetës normale të qytetarëve është një pengesë. Qëllimi i mirë është të kalojë mbi to, të bëjmë të mos përsëriten dhe të gjejmë ku ka mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve. Kjo mendoj është rruga më e mirë dhe arritja e suksesit në dialog do të ishte rruga e drejtë në këtë drejtim”, tha ai.

Krejt në fund, ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Boçka theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit kanë nevojë për instrumente të sigurisë, për politikë, doktrinë, për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?