Akuzohet se organizoi vrasjen e gazetarit, Princi Bin Salman thotë se vrasësit e Khashoggi do të dalin para drejtësisë

Akuzohet se organizoi vrasjen e gazetarit, Princi Bin Salman thotë se vrasësit e Khashoggi do të dalin para drejtësisë

Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman u zotua të mërkurën se vrasësit e Jamal Khashoggi do të silleshin para drejtësisë, në komentet e tij të para publike, që kur vrasja e gazetarit “ndezi” zemërimin global. Duke përdorur një ton sfidues, princi Mohammed u tha investitorëve ndërkombëtarë në një konferencë të madhe në […]

Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman u zotua të mërkurën se vrasësit e Jamal Khashoggi do të silleshin para drejtësisë, në komentet e tij të para publike, që kur vrasja e gazetarit “ndezi” zemërimin global.

Duke përdorur një ton sfidues, princi Mohammed u tha investitorëve ndërkombëtarë në një konferencë të madhe në Riad se vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll nuk do të prishë rrugën e reformës së mbretërisë.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump u citua nga Ëall Street Journal të thoshte se si sundimtari de facto i Arabisë Saudite, princi i kurorës mbante përgjegjësinë përfundimtare për operacionin që çoi në vdekjen e Khashoggi.

“Ne do t’i tregojmë botës se të dy qeveritë (saudite dhe turke) po bashkëpunojnë për të ndëshkuar çdo kriminel, çdo fajtor dhe në fund drejtësia do të mbizotërojë”, tha Princi Mohammed për të pranishmit.

Eksportuesi kryesor i naftës në botë është nën presion në rritje për vdekjen e Khashoggit, një kolumnist dhe një nga kritikët më të shquar të princit të kurorës, Muhamed bin Salman.

Kriza ka tensionuar lidhjet e Rijadit me Perëndimin dhe ka udhëhequr dhjetëra politikanë perëndimorë, bankierë të lartë botërorë dhe drejtues të kompanive, drejt bojkotit ndaj konferencës që u hap të martën në Riad.

Arabia Saudite fillimisht e mohoi çdo përfshirje në zhdukjen e Khashoggit, pasi kishte hyrë në konsullatë, por një zyrtar saudit i atribuoi përfundimisht vdekjen e tij më 2 tetor në një përpjekje të dështuar për ta kthyer atë në mbretëri. Turqia ka hedhur poshtë përpjekjet e sauditëve për të fajësuar operacionet mashtruese dhe i kërkoi mbretërisë të çonte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës. /tch/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?