Aktivistet ia ndërprejnë fjalën Ramës, nxirren me forcë nga truprojat (Video)

Një incident ka ndodhur gjatë fjalës së kryeministrit Rama në një takim me studentët dhe profesorët. Gjatë fjalës së Ramës dy vajza aktiviste të lëvizjes “Për universitetin” kanë nxjerrë një banderolë ku shkruhet “Boll i zhvatët studentët”. Vajzat aktiviste kanë folur në lidhje me reformën në arsimin e lartë, por në këtë moment kanë ndërhyrë personat […]
Një incident ka ndodhur gjatë fjalës së kryeministrit Rama në një takim me studentët dhe profesorët. Gjatë fjalës së Ramës dy vajza aktiviste të lëvizjes “Për universitetin” kanë nxjerrë një banderolë ku shkruhet “Boll i zhvatët studentët”. Vajzat aktiviste kanë folur në lidhje me reformën në arsimin e lartë, por në këtë moment kanë ndërhyrë personat që kujdeseshin për sigurinë e aktivitetit duke i nxjerrë jashtë vajzat. Në ikje dëgjohen të bërtiturat e njërës prej vajzave që thotë “Boll i zhvatët studentët”, ndërkohë që Rama ia kthen duke iu drejtuar të pranishme me frazën “me siguri ngelëse”
“BOLL I ZHVATËT STUDENTËT. Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u përsëritën si zakonisht gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve tanë shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”. Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t’ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore. Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet.: – shruan Lëzivja “Për Universitetin” krahas videos së postuar.
https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/337585913675378/












