Aksident në Pejë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Treboviq të Komunës së Pejës. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete. Njëra veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale e cila është e firmës së ‘Coca-Colas’. Spitali Rajonal i Pejës ka dhënë informacione lidhur me aksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq të kësaj komune. Zëdhënësi i […]
Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete. Njëra veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale e cila është e firmës së ‘Coca-Colas’.
Spitali Rajonal i Pejës ka dhënë informacione lidhur me aksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq të kësaj komune.
Zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
Sipas tij, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Po kemi pranuar një person në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili ka pësuar disa lëndime trupore nga një aksident trafiku. Por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë zëdhënësi i spitalit rajonal të Pejës, Naim Sahiti për Indeksonline.












