Akademiku Kraja i mëshon deputetit të LDK-së i cili e kritikoi për Fjalorin Enciklopedik

Akademiku Mehmet Kraja ka publikuar në Facebook fjalimin që e ka mbajtur me rastin e publikimit të Fjalorit Enciklopedik nga Akademia e Arteve dhe Shkenvcës së Kosovës. Por në hapësirën e komenteve në postimin e tij në Facebook, i ka reaguar një deputet i Kuvendit të Kosovës. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur pakënaqësinë […]
Por në hapësirën e komenteve në postimin e tij në Facebook, i ka reaguar një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me këtë fjalor, duke e akuzuar Krajën se në fjalor janë bërë shumë gabime, si dhe akademia i është nënshtruar imponimeve për të fabrikuar tema, histori dhe individë të rrejshëm, shkruan Periskopi.
“As objektivitet, as neutralitet politik po as saktesi historike. Shumë gabime zoteri akademik, është fatkeqsi përulja para diletantëve të cilet imponojnë tema, histori dhe individ të rrejshem. Ju keni lejuar kete me rastin e kesaj enciklopedie”, ka shkruar Zemaj.
Në hapësirën e nënkomenteve është përgjigjur vet Kraja, i cili nuk njihet si komentues i madh në rrjete sociale.
Ai, Zemajt i ka thënë se nuk ka ndonjë dije historike për të bërë vlerësime të tilla.
E po ashtu, në përgjigjen e Krajës thuhet se Zemaj nuk ka as kurajë qytetarë sa për ta zbutur pasionin e tij për njëanshmëri politike e familjare, në rastin e kritikës së tij.
“Zoti Zemaj, une zakonisht nuk komentoj asnjehere ne fb, por meqe po e kerkoni me ngulm pergjigjen time, po ua them hapur: ju nuk e keni deshmuar deri sot me ndonje veper se keni dije historike per te bere vleresime te ketilla. Madje nuk keni as kuraje qytetare sa ta zbusni pak pasionin tuaj per njeanshmeri partiake dhe subjektivizem familjar. Kur t’i tejkaloni keto pasione (edhe nese nuk merrni me shume dije historike) mund te zini radhe qe te bisedojme shtruar per Fjalorin Enciklopedik te Kosoves”, ka shkruar Kraja. /Periskopi/













