Ahmeti në konferencë në Turqi, shërbehet me qaj rusi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po merr pjesë në konferencën Regjionale ‘Regional Living Lab Summit’. Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të tjera të shteteve të Ballkanit, ndërsa pjesëmarrës është edhe Mevlut Uysal, kryetar i Stambollit, shkruan Periskopi. Kryetari i kryeqytetit kosovar njoftoi se me pjesëmarrësit po diskutohet për […]
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po merr pjesë në konferencën Regjionale ‘Regional Living Lab Summit’.
Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të tjera të shteteve të Ballkanit, ndërsa pjesëmarrës është edhe Mevlut Uysal, kryetar i Stambollit, shkruan Periskopi.
Kryetari i kryeqytetit kosovar njoftoi se me pjesëmarrësit po diskutohet për thellimin e bashkëpunimit të qyteteve me të cilat ata udhëheqin.
“Me ftesë të kryetarit të Stambollit, Mevlüt Uysal, bashkë me kryetarin e Shkupit, Petre Silegov po marrim pjesë në konferencën Regional Living Lab. Po ashtu shfrytëzuam rastin të diskutojmë për bashkëpunimin e qyteteve tona”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.













