Ahmeti ia dorëzon “Çelësin e Qytetit” shkrimtarit francez, Mathias Enard

Ahmeti ia dorëzon “Çelësin e Qytetit” shkrimtarit francez, Mathias Enard

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit” shkrimtarit francez, Mathias Enard. Kreu i Prishtinës tha se është nder që një shkrimtar si Enard ta kenë në Prishtinë. Ahmeti tha se janë duke u munduar që të ruajnë librin në kohën kur teknologjia është duke u zhvilluar çdo ditë e […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit” shkrimtarit francez, Mathias Enard.

Kreu i Prishtinës tha se është nder që një shkrimtar si Enard ta kenë në Prishtinë. Ahmeti tha se janë duke u munduar që të ruajnë librin në kohën kur teknologjia është duke u zhvilluar çdo ditë e më shumë.

“Nder i madh që të ju kemi ne Prishtinë. Është një luftë e vazhdueshme që po bëhet për ta mbajt librin aty ku e ka vendin. Në botën e teknologjisë leximi i shpejtë po mundohet me zëvendësuar librin. Megjithatë librin nuk mundet me zëvendësuar askush dhe gjithmonë po e bëjmë këtë betejë edhe në sheshet tona duke iu mundësuar librashitësve që me shit librat”.

“Kur më ka treguar që ju po vini në Prishtinë isha shumë i lumtur që një shkrimtar i kalibrit tuaj vjen e na viziton. Ne kemi diskutuar për promovimin që i bëhet Prishtinës në një nga novelat e juaja. Sot dëshirojmë të ju falënderojmë edhe që keni ardhur edhe që e vendosni Prishtinën në hartë në literaturë”, tha Ahmeti.

Shkrimtari Mathias Enard tha se ka kohë që ka dëshiruar të vizitojë Prishtinën, raporton EO. “Ka kohë të gjatë që kam pas dëshirë ta vizitoj Prishtinën”.

Abdullah Zeneli, nga shtëpia botuese “Buzuku”, tha se shpreson që shkrimtari francez të fitoj çmimin Nobel e këtë ta arrij me një libër që flet për Prishtinën.

“Uroj që shumë shpejt ta marrë edhe çmimin Nobel. Nëse do të jetë shkak një libër për Prishtinën do të ishte kënaqësia më e madhe”, tha Zeneli.

Enard nga ora 10:30 do të mbajë ligjëratë me titull “Meqenëse ata janë qenie njerëzore” në Departamentin e gjuhës dhe letërsisë frënge në UP. Ndërkaq nga ora 14:15 ai do të mbajë takim të hapur me nxënësit e shkollave të mesme ne Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?