Afro 100 të vdekur në aksidente komunikacioni për nëntë muaj

Lindita Avdullahu, 30-vjeçare, është viktima e fundit e aksidenteve në trafik, e cila të hënën, më 22.09.2018, teksa kalonte rrugën në vendkalim e paraparë për këmbësorë në “Rrugën B”, në Prishtinë, së bashku me 23-vjeçare F.R, është goditur me makinë e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe. Si pasojë e plagëve të marra nga […]

Lindita Avdullahu, 30-vjeçare, është viktima e fundit e aksidenteve në trafik, e cila të hënën, më 22.09.2018, teksa kalonte rrugën në vendkalim e paraparë për këmbësorë në “Rrugën B”, në Prishtinë, së bashku me 23-vjeçare F.R, është goditur me makinë e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe. Si pasojë e plagëve të marra nga goditja Avdullahu ka ndërruar jetë po atë ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa F.R. vazhdon të trajtohet në Klinikën Intensive dhe gjendja e saj është shumë e rëndë.

Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Naim Kuqi, ka treguar për “Zërin” se F.R. nga e dita e hënë i është keqësuar gjendja edhe më shumë. Sipas tij, ajo ka dëmtime në tru. “Pacientja F.R. është duke u trajtuar në Intensiv. Gjendja e saj është shumë e rëndë. Edhe më tutje është në ventilim mekanik në mbështetje respiratore. Ajo është në një gjendje shumë të rëndë”, ka thënë ai. Sipas tij, stafi mjekësor i kësaj klinike është duke bërë trajtimin e nevojshëm të pacientes. “Jemi duke i bërë të gjitha, çfarë mundemi të mbërrijmë nuk e di”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit L.M, i cili dyshohet të jetë shkaktar i këtij aksidenti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?