Afër 1 mijë aksidente dhe nëntë të vdekur për 20 ditë në Kosovë

Afër 1 mijë aksidente dhe nëntë të vdekur për 20 ditë në Kosovë

Numri i aksidenteve në komunikacion po vazhdon të mbetet i lartë. Për  1 deri me 20 tetor kanë ndodhur afër 1 mijë aksidente, përkatësisht 967 aksidente. Në këto aksidente,  nëntë persona kanë humbur jetën e shumë aksidente kanë përfunduar me të lënduar. Pavarësisht thirrjeve të Policisë së Kosovës për respektim të shenjave të komunikacionit dhe […]

Për  1 deri me 20 tetor kanë ndodhur afër 1 mijë aksidente, përkatësisht 967 aksidente.

Në këto aksidente,  nëntë persona kanë humbur jetën e shumë aksidente kanë përfunduar me të lënduar.

Pavarësisht thirrjeve të Policisë së Kosovës për respektim të shenjave të komunikacionit dhe sigurisë më të lartë në trafik, prapë se prapë niveli i aksidenteve është i lartë.

Eksperti i sigurisë, Nol Dedaj për Indeksonline ka thënë  numri i lartë i aksidenteve tregon se institucionet përkatëse nuk kanë kryer hulumtime lidhur me elementet e mundshme që shkaktojnë aksident.

Dedaj ka theksuar institucionet duhet të bëjnë analiza të aksidenteve që pastaj të intervenohet në bazë të faktorëve shkaktues të aksidenteve.

“Masat preventive që duhet marrë janë në  varësi prej elementeve të faktorëve që kanë shkaktuar. Meqë jemi në sezonin e verës dhe rritet numri i automjeteve atëherë duhet të kemi kujdes të veçantë të identifikimit të vendeve me rrezikshmëri të lartë dhe t’i informojmë pjesëmarrësit në rrugë përmes formave te ndryshme, siç janë fletushkat, radios, spoteve te ndryshme. Me pas pika fikse dhe mobile te matjeve te shpejtësisë identifikimin e automjeteve teknikisht jo në rregull etj. Pra, këto ishin disa masa preventive afat shkurt, ndërsa në masa preventive afatgjate qe do të thotë implementimin e projekteve te sigurisë afatgjate 3 ose 5 vjeçare që duhet të jenë pjesë e strategjisë 10 vjeçare për “rrugë të sigurta” ku tentohet te zvogëlohet numri i aksidenteve 50%. Por, për fat të keq,  Kosova nuk ka mundësi per shkak se nuk ka institucion për identifikimin e shkaktareve dhe marrjen e masave preventive te aksidenteve”, ka thënë Dedaj.

Vlenë të theksohet se niveli i lartë i aksidenteve këtë vit ka bërë që Policia e Koosvës të formoj të ashtuquajturën ‘Taskë Forca’, ku përmes kësaj janë shtuar kontrollet në trafik dhe janë ashpërsuar masat ndëshkuese.

Kjo ka pasur rezultat sa i përket dhënies së tiketeve, ku për cdo ditë shqiptohen mbi 1 mijë tiketa për shkelje të rregullave në trafik.

Ndërsa, vetëm gjatë vitit 2019, Policia ka shqiptuar 371 mijë e 976 gjoba.

Gjatë vitit që lamë pas në Kosovë kanë ndodhur më shumë se 16 mijë aksidente, ku gjetën vdekjen 119 persona.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?