A e goditi LDK’në akademik Nexhat Daci me këto deklarata sot?

A e goditi LDK’në akademik Nexhat Daci me këto deklarata sot?

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, ka drejtuar kritika të shumta ndaj ndërkombëtareve gjatë promovimit të librit të tij, “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, ku i pranishëm ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur rreth periudhës së vështirë […]

Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, ka drejtuar kritika të shumta ndaj ndërkombëtareve gjatë promovimit të librit të tij, “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”, ku i pranishëm ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur rreth periudhës së vështirë në të cilën ka kaluar Kosova, atë të para shpalljes së pavarësisë.

Autori i librit, ka filluar fjalën e tij me kritika ndaj misionit të OKB-së UNMIK, ngaqë gjatë kohës kur mbante këtë postin e kryeparlamnetarit, nuk është lejuar të ketë as zyrë për të punuar në ushtrimin e detyrës.

Ai tha se jo të gjitha misionet ndërkombëtare janë të sinqerta.

“UNIMIK-u nuk lejonte as zyre për presidentit e parlamentit apo kryesinë e parlamentit. Krejt këto sjellje më kanë detyruar që një kohë të gjatë, të shkruaj rrjedhën e ngjarjeve për ta parë se as sot shumë pjesë të politikës në bashkërinë ndërkombëtare nuk janë aq të ndershëm ndaj popullit të Kosovës dhe klasës politike. Asnjë mision ndërkombëtar i organizuar nga Kombet e Bashkuara nuk e ka fituar titullin “Mision pesë yjesh” si ky i yni në Kosovë, dhe mjerisht bashkësia ndërkombëtare ka menduar se kjo është meritë e UNMIK-ut. Kjo është meritë e popullit të Kosovës dhe liderëve të saj politikë”, tha Daci.

Daci ka bërë thirrje që të përkrahen institucionet e shtetit dhe të mos bojkotohen seancat parlamentare e as proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Madje, ai ka folur me të njëjtën qasje edhe për liberalizimin vizave duke e quajtur të padrejtë regjimin e vizave për kosovarët.

Ai tha se ASHAK e ka vetëm një kërkesë, që burrështetasit e Kosovës t’i kthehen punës, të shkojnë në seancat parlamentare, pasi paguhen më së shumti prej të gjithë të punësuarve në Kosovë, dhe sipas  Dacit: “Rrinë në holle ose kafiteri, duke thënë që unë nuk ia bëjë kuorumin këtij ose atij”.

“Nga akademia duhet të shkojnë porositë që është koha për realizmin e shtetësisë së plotë të Kosovës, e shtetësisë së qytetarëve të saj. Jo, kur po e mbajmë zgjedhjet ose kur po rrëzojmë Qeverinë. Si është e mundur në një vend që nuk ka liri të lëvizjes, krejt koha të shpenzohet kur pe rrëzojmë Qeverinë, ose kur po e rrëzojmë Presidentin. Unë nuk e di çka është me këtë klasë intelektuale të themi në politikë, apo janë rastësisht të futur në atë rrugë”, theksoi ai.

Recensenti i librit, Arsim Bajrami, duke vlerësuar lart rëndësinë e kësaj vepre ka thënë se libri ofron të dhëna të dorës së parë, pasi që vetë autori ka qenë pjesë e proceseve shtet ndërtuese.

Ai e ka quajtur adekuat titullin e librit, duke aluduar se periudha e para shpalljes së pavarësisë ishte shumë e vështirë.

“Ky libër është sidomos i rëndësishëm për të kuptuar sidomos periudhën 2001, kur u nxor rregullorja me të cilën hyri në fuqi Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e përkohshme,  me të cilën kishte filluar një dinamikë krejt e re dhe shumë e veçantë e zhvillimeve politike në Kosovë, por edhe tejet unike në botë. Kosova prej atij viti e deri në fillimin e negociatave të ndërmjetësuara nga OKB-ja  për zgjidhjen e statusin final udhëhiqej nga një mekanizëm tejet origjinal I qeverisjes me dy çelësa: atij ndërkombëtar dhe atij vendor ”, tha Bajrami.

Profesoresha Gjyljeta Mushkolaj theksoi se ky botim pasqyron ngjarjet me të rëndësishme për ndërtimin e hapave të parë të demokracisë në Kosovë. Ajo ka thënë se për periudhën që nga miratimi i Rezolutës 1244 të OKB-së e deri te fillimi i negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka shumë shkrime dhe studime që janë fokusuar në aspektin e jashtëm të shtetndërtimit, megjithatë sipas saj, ka pak botime ku trajtohet roli dhe perspektiva e lidershipit kosovar për zhvillimet politike të kësaj faze të rëndësishme të shtetndërtimit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?