A do të shkarkohet ministri i brendshëm Bejtush Gashi? Flet zyrtari i AKR’së

Raportimeve se ministri i brendshëm Bejtush Gashi, mund të shkarkohet nga kjo pozitë, u përgjigjet zyrtari i AKR’së, njëherësh zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli. Në një përgjigje të shkurtë për Periskopin, Makolli ka thënë se ‘nuk i komenton fjalët që sillen nëpër kollare’ por shton se ‘do të ishte shumë herët për […]
Raportimeve se ministri i brendshëm Bejtush Gashi, mund të shkarkohet nga kjo pozitë, u përgjigjet zyrtari i AKR’së, njëherësh zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli.
Në një përgjigje të shkurtë për Periskopin, Makolli ka thënë se ‘nuk i komenton fjalët që sillen nëpër kollare’ por shton se ‘do të ishte shumë herët për të vlerësuar një ministër për një periudhë pas 6 muajsh punë’.
“Nuk jam unë ai që i vlerësoj këto dhe nuk i komentoj fjalët që sillen nëpër kollare. Nuk e di sa mundet me u vlerësu një punë 6 mujore dhe nuk është e rrugës të flas unë, ngaqë nuk jam edhe aq në rrjedha”, ka thënë Makolli, për Periskopin.
Se ministri Bejtush Gashi mund të shkarkohet nga pozita gjatë ditës së sotme u raportua nëpër disa media. Arsye për këtë, sipas raportimeve, është konkursi për policinë e Kosovës, që po përcillet me disa parregullësi./Periskopi/












