A do të rehatohet Bejtush Gashi në postin e ambasadorit?

A do të rehatohet Bejtush Gashi në postin e ambasadorit?

Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë u pyet për ministrin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.  Sipas tij, lirimi nga një detyrë dhe emërimi i një ministri të ri në këtë ministri nuk e dëmton agjendën për liberalizimin e vizave. Më tej, Haradinaj […]

Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë u pyet për ministrin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.  Sipas tij, lirimi nga një detyrë dhe emërimi i një ministri të ri në këtë ministri nuk e dëmton agjendën për liberalizimin e vizave.

Më tej, Haradinaj tha se propozimi për ministrin e ri vjen nga partia dhe në këtë rast nga AKR, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

“Lirimi prej detyre vjen nga partia AKR, nga Pacolli dhe deputetët e tyre. Nuk është dëmtim për një proces për liberalizimin e vizave nëse është  ndërru ministri, sepse dhe nuk është punë vetëm e njërit nga ne, por e secilit udhëheqës të institucioneve. Koalicioni është në mes të partive dhe propozimet vijnë nga partia dhe unë mund të refuzoj ndonjë propozim, por vendimet dhe riorganizimi politik bëhet me propozim të partive”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj u pyet edhe për ish-ministrin Bejtush Gashi, nëse ai mund të emërohet ambasador në një nga vendet që Ambasadat kosovare janë pa ambasadorë.

“Kom pas respekt për ministrin Gashi. Realisht dinamikat po janë më të shpejta që i kemi në qeverisje dhe ardhja e ministrit të ri është një mundësi e mirë për agjenën e liberalizimit të vizave. Ideja për me ja dhënë një detyrë të re të një përfaqësuesi diplomatik për mu është e pëlqyeshme dhe mendoj se mund ta kryejë një detyrë të tillë në rajon ose në ndonjë vend tjetër”, ka përfunduar ai./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?