111 persona të akuzuar për krime lufte në Kosovë, vetëm 40 të dënuar

111 persona të akuzuar për krime lufte në Kosovë, vetëm 40 të dënuar

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë sot ka mbajtur konferencë për media në të cilën është prezantuar publikimi: Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018. Në këtë publikim janë prezantuar edhe lëndët ku procedura penale është ende në zhvillim e sipër. Pjesë të këtij publikimi janë edhe lëndët që […]

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë sot ka mbajtur konferencë për media në të cilën është prezantuar publikimi: Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018.

Në këtë publikim janë prezantuar edhe lëndët ku procedura penale është ende në zhvillim e sipër.

Pjesë të këtij publikimi janë edhe lëndët që kanë të bëjnë me një numër të akuzuarish të cilët pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre janë arratisur nga paraburgimi në Mitrovicë apo nga spitali i Mitrovicës gjatë viteve 2000 dhe 2001, raporton Koha Ditore.

Koordinatorja e projektit, Anka Kurteshi-Hajdari ka thënë se ky publikim do të jetë një burim i besueshëm dhe i dobishëm i informacioneve për këto gjykime.

“Kjo pasqyrë do të jetë një burim i besueshëm për gjykatësit dhe prokurorët vendor që nga EULEX-i kanë marrë kompetenca për procedimin e gjykimeve për krime lufte. Poashtu mediat do ta kenë për të parën herë një qasje komplete në këto lëndë, që janë të prezantuara kronologjikisht sipas datës së aktakuzës”, tha ajo.

Bashkëpunëtori, Amer Alija i ka prezantuar të dhënat statistikore nga ky publikim.

Kjo pasqyrë i përbën të dhënat për 48 lëndë. Ato janë të prezantuara sipas emërtimeve zyrtare, sipas të cilave në këto lëndë janë zhvilluar procedura penale në bazë të aktakuzave të ngritura për krime lufte në Kosovë që nga viti 1999-2018.

Bashkëpunëtori i këtij projekti, Amer Alija, tha se prej 48 lëndëve sa janë proceduar, 25 janë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe një ndaj komunitetet RAE.

111 persona janë akuzuar për krime lufte në Kosovë. Prej tyre vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur e të tjerët janë ende në proces të gjykimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?