1.2 milionë euro të ndara për Interpol do të mbulojnë agjendën shtetërore

1.2 milionë euro të ndara për Interpol do të mbulojnë agjendën shtetërore

Kosova këtë vit po synon të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare, Interpol. Se a do të jetë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme, do të dihet në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme e cila do të mbahet në nëntor të këtij viti në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në bazë të agjendës së publikuar në […]

Kosova këtë vit po synon të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare, Interpol.

Se a do të jetë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme, do të dihet në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme e cila do të mbahet në nëntor të këtij viti në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në bazë të agjendës së publikuar në faqen e Interpolit, Asambleja do të mblidhet me 18 nëntor dhe do të zgjas deri me 21 nëntor.

E për të lobuar për anëtarësim në këtë organizatë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen në javën e kaluar ka ndarë 1.2 milionë euro.

Në një përgjigje nga Zyra për Komunikim Publik në Qeverinë e Kosovës bëhet e ditur se këto mjete janë paraparë të shpenzohen për mbulimin  agjendës shtetërore.

“Shuma e ndarë është paraparë për mbulimin e agjendës shtetërore për anëtarësim në INTERPOL”, kanë thënë shkurt për Indeksonline.

Ata kanë shtuar se grupi lobues që do të shpenzoj këto mjete financiare janë “Të gjithë zyrtarët e ministrive përkatëse dhe të Policisë së Kosovës që kanë marrë detyra konkrete për ta menaxhuar këtë proces”.

Ndërsa, theksojnë se Kosova do të anëtarësohet në Interpol.

“Qeveria mendon se Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL sepse me këtë nuk humb askush, pos krimit transnacional”, thuhet në ZKM-së.

Njohësi  i çështjeve për Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku për Indeksonline ka thënë se ndarja e mjeteve është pozitive por nuk garanton automatikisht anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Ndarja e mjeteve është hap pozitiv, po ndarja e fondeve nuk e garanton anëtarësimin automatikisht në këtë organizatë e rrjedhimisht efektivitetin  diplomacisë dhe si do të përdorën këto fonde për të arritur qëllimin”, ka thënë Mazreku.

Mirëpo, ai shprehet skeptik nëse Kosova do të pranohet në Interpol.

Derisa, thekson se diplomacia Serbe ka arritur të pengoj anëtarësimin e vendit nëpër organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtarë, në këtë rast Interpolin, Diplomacia e Kosovës mund të konsiderohet si e dështuar, për shkakun se Kosova ka dështuar në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, tani në Interpol. Kjo për shumë arsyeje, njëra mungesa e diplomacisë efektive e cila do  kishte garantuar anëtarësimin në këto organizata dhe e dyta diplomacia shumë efektive e Serbisë për me pengu Kosovën në anëtarësim në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sepse Serbia është e vetëdijshme që sot sovraniteti i shtetit është në raport me anëtarësimin e shtetit në organizata ndërkombëtare”, ka thënë mes të tjerash Mazreku.

Ndërsa, për shtetet që mund të bllokojnë Kosovën, ka thënë se është e paparashikueshme qëndrimi i shteteve në asamble.

Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga delegatët e emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare, ku çdo vend anëtar ka një votë. Për tu anëtarësuar në këtë organizatë duhet 2/3 e votave.

Kujtojmë që vitin e kaluar ku asambleja është mbajtur në Kinë, Kosova ishte tërhequr, kjo  pasi nuk kishte vota të mjaftueshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?