Zyrtari i Qeverisë: Kemi plane edhe për kualitetin e ajrit, por nuk mund të bëhen sonte

Avni Arifi nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës thotë se Qeveria ka planifikuar disa projekte që do të kenë efekt pozitiv edhe në kualitetin e ajrit, por thotë se kjo gjë s’mund të bëhet sonte. Projekti i koogjenerimit që do të kushtojë 24 milionë euro dhe që do ta mbulojë tërësisht Prishtinën, thotë ai, do […]
Avni Arifi nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës thotë se Qeveria ka planifikuar disa projekte që do të kenë efekt pozitiv edhe në kualitetin e ajrit, por thotë se kjo gjë s’mund të bëhet sonte.
Projekti i koogjenerimit që do të kushtojë 24 milionë euro dhe që do ta mbulojë tërësisht Prishtinën, thotë ai, do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit, përfshirë edhe kualitetin e ajrit.
Shkrimi i plotë në Facebook:
– Ndarja e sivjetshme e €34 milion për ndërrimin e filterave të Kosovēs B (74€ miljon totali)
-Ndêrtimi i Kosovës C me teknologjinē më te avancuar të kohës dhe
– Projekti i koogjenerimit me vlerë €24 milion (mbulohet krejt Prishtina ) i cili sivjet pritet të realizohet do të ndryshoj shumëçka në mënyrën e të jetuarit tonë duke përfshirë edhe kualitetin e ajrit.
Fatkeqësishtë, kjo s’mund të ndodhë sonte












