Zv.ministri i Financave tregon se çfarë do të ndodh me vendimin për rritje pagash

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se ministri Hamza është në pritje të epologut të Gjykatës Kushtetuese e nuk ka asnjë problem tjetër me procedim të pagave. “Ky vendim është ataku në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet të pritet epilogu prej asaj gjykate. Ministri nuk e aprovon, është çështje legale, ministri vendimin e ka aprovu, por […]
Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se ministri Hamza është në pritje të epologut të Gjykatës Kushtetuese e nuk ka asnjë problem tjetër me procedim të pagave.
“Ky vendim është ataku në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet të pritet epilogu prej asaj gjykate. Ministri nuk e aprovon, është çështje legale, ministri vendimin e ka aprovu, por deri sa nuk jepet rruga juridike e saj nuk mundet ta implementojë. Kjo është problemi, nuk është problemi a e aprovon ministri, mirëpo meqenëse ka kundërshti juridike dhe është duke shku në proces juridik pritet zgjedhja juridike dhe vazhdohet me procedim te vendimit të mëtutjeshëm”, ka thënë ai per lajminet.
Gashi tha se është e pamundur që ministri të mos i implementojë vendimet që i merr qeveria.
“Kjo është esenca nuk është ajo, problemi është se është procedurë juridike dhe pritet zgjedhja juridike e saj dhe vazhdohet me procedim nuk ka problem. Tamam puna ministri të mos e aprovoj vendimin e qeverisë”, deklaroi më pas ai.












