Zhvillime të reja në hetimin e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

Zhvillime të reja në hetimin e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

Tre dëshmitarë u propozuan të dëshmojnë në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Një polic hetues dhe dy ekspertë nga mjekësia ligjore dhe mikrobiologjia u propozuan të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve nga Gëzim Kollçaku, avokat i të akuzuarit, Naser Pajazitaj. Avokati i të akuzuarit Naser Pajazitaj, Gëzim Kollçaku, gjatë seancës se sotme propozoi të […]

Tre dëshmitarë u propozuan të dëshmojnë në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Një polic hetues dhe dy ekspertë nga mjekësia ligjore dhe mikrobiologjia u propozuan të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve nga Gëzim Kollçaku, avokat i të akuzuarit, Naser Pajazitaj.

Avokati i të akuzuarit Naser Pajazitaj, Gëzim Kollçaku, gjatë seancës se sotme propozoi të dëgjohet si dëshmitar në ketë shqyrtim gjyqësor, policin hetues Albert Muja.

Sipas tij, në shkresa të lëndës se këtij rasti janë 6 raporte të papërfunduara dhe për ketë arsye avokati Kollçaku propozoi policin hetues të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit.

Po ashtu, avokati i të akuzuarit, propozoi edhe dy dëshmitarë ekspert si dëshmitarë në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Ekspertet  nga mjekësia ligjore dhe mikrobiologjia u propozuan të japin dëshmitë rreth gjetjeve në trupin e pajetë të Donjeta Pajazitajt, raporton kallxo.com.

Trupi gjykues e aprovoi propozimin e avokatit Kollçaku, meqenëse as prokuroria e rastit Valbona Disha- Haxhosaj nuk ishte kundër.

Gjatë seancës se sotme në cilësinë e dëshmitarit duhej të dëshmonin vajza e të akuzuarit, Arjeta Ukaj dhe dëshmitarja Teuta Avimetaj. As njëra nga dëshmitaret nuk ishte prezent gjatë seancës se sotme.

Sylë Lokaj, kryetar i trupit gjykues, tha së Policia e Kosovës e ka njoftuar se të dy dëshmitarët jetojnë jashtë vendit.

Përkundër mungesës se tyre, palët u pajtuan që gjatë seancës të lexohen deklarata e dhëna paraprakisht në polici dhe prokurori.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me 26 shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit, po gjykohet kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Para se të gjendet e vdekur në bjeshkët e Strellcit, Donjeta Pajazitaj për disa javë me radhë ishte shpallur e zhdukur.

Vrasja e Donjeta Pajazitajt kishte tronditur opinionin publik, me ç’rast pati disa herë marshe paqësore në kërkim të drejtësisë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?