Zemaj: Pas vrasjes së Sebehate Tolajt e Isuf Haklajt, të gjithë bashkëpuntorët e tyre e ndërruan partinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur edhe për vrasjet e pasluftës të ndodhura në Kosovë. Zemaj ka folur edhe për vrasjen e pazbardhur të Tahir Zemajt, duke thënë se në këtë mund të kenë dorë çarqet serbe, pasi më shumë së askujt atyre iu ka interesuar ta destabiliziojnë Kosovën. Zemaj ka […]
Zemaj ka thënë se edhe emrat e parë të të dyshuarve për vrasjen janë publikuar nga një medium i afërt me pushtetin serb.
Sa i përket vrasjes së policëve, Sebehate Toalj dhe Isuf Haklaj, Zemaj ka thënë se pas vrasjes së tyre të gjithë bashkëpuntorët e tyre kishin kaluar në parti tjera.
“Kur janë vra Sebehate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të gjithë bashkëpunëtorët e tyre kanë kaluar menjëherë nga LDK-ja në parti tjera, dhe këtu diçka duhet të ketë “, ka deklaruar Zemaj.
Derisa gazetari i KTV-së e ka pyetur nëse bëhet fjalë për AAK-në dhe PDK-në, Zemaj nuk e ka mohuar dhe ka thënë se këto ata duhet të flasin vetë ata.
“Të gjithë në Deqan dhe në Dukagjin e dinë se çfarë ka ndodhur” ka deklaruar Zemaj në Interaktiv të KTV-së./Periskopi/












