Zbulohet se me çfarë revole u vra Oliver Ivanoviq

Zbulohet se me çfarë revole u vra Oliver Ivanoviq

Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb. Qendra Klinike Spitalore e Mitrovicës thotë se ai ishte qëlluar në zonën e kraharorit të gjoksit. “Ka gjashtë plagë injeksioni, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba mbetën në trup, lëndimet […]

Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.

Qendra Klinike Spitalore e Mitrovicës thotë se ai ishte qëlluar në zonën e kraharorit të gjoksit.

“Ka gjashtë plagë injeksioni, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba mbetën në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, tha Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë.

Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktimat u plagosën në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Raport i autopsisë tregon se Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.

Revolja e tipit Zastava M70A ndryshe njihet edhe si “nëntëshe e gjatë”.

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës.

Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur.

Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

Zheljko Bojiq, shef i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se incidenti me armë zjarri ka ndodhur para selisë së partisë së Ivanoviqit, në rrugën Sutjeska, rreth orës 8 e 10 minuta.

“Me këtë rast është plagosur Oliver Ivanoviqi. Viktima, menjëherë është dërguar në spitalin e Mitrovicës së veriut, ku është tentuar t’i bëhet reanimimi, pas së cilës mjekët kujdestarë kanë konstatuar se ai ka vdekur”, ka thënë Bojiq.

Ai ka shtuar se një incident tjetër ka ndodhur, po ashtu në Mitrovicën e veriut, rreth një orë pas incidentit ku u qëllua Ivanoviq, duke thënë se policia po i heton të dyja rastet, për të shikuar nëse eventualisht ato kanë ndërlidhje.

“Rreth orës 9 e 15 minuta, në rrugën Vojvoda Putnik është gjetur e djegur një veturë e tipit ‘Opel Astra’, pa tabela regjistrimi. Policia, aktualisht është duke dyshuar se ky rast mund të jetë i ndërlidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Hetimet ende janë duke vazhduar”, ka thënë Bojiq.

Policia ka rrethuar vendin ku është qëlluar për vdekje Oliver Ivanoviq
Për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të aktit kriminal, Policia e Kosovës ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Policia e Kosovës ka ofruar 10 mijë euro shpërblim, për cilindo qytetar, i cili mund të jep informacione, të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti. /Lajmi.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?