Zajmina bëhet nënë, ja si i ka vënë emrin bebës (Foto)

Zajmina bëhet nënë, ja si i ka vënë emrin bebës (Foto)

Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të parë. Njoftimin e ka bërë vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka publikuar një fotografi në të cilën shihet dora e foshnjës së saj. Ka kohë që Zaimina e ka bërë publike gjininë e fëmijës duke treguar se do të […]

Njoftimin e ka bërë vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka publikuar një fotografi në të cilën shihet dora e foshnjës së saj.

Ka kohë që Zaimina e ka bërë publike gjininë e fëmijës duke treguar se do të lindte një vajzë.

https://www.instagram.com/p/Beimy51g9-c/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi_control

Po ashtu, këngëtarja kishte treguar edhe për emrin që ia kishte zgjedhur, pra vajza do të quhet Khloe.

Fotografinë e postuar, këngëtarja e ka shoqëruar me një shkrim, përmes të cilit i ka falënderuar mjekët për profesionalizmin dhe sjelljen.

Ky është fëmija i parë i Zaiminës nga lidhja me partnerin e saj, Klodian Asllani.

Më herët, ajo ka treguar se pasi të vijë në jetë vajza, planifikon që ta kurorëzojë me martesë lidhjen e saj.

Të fundit
Të ngjashme