Ymeri: S’jemi krah i Molliqajt, por jemi grup i të pakënaqurve

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes ka thënë se Albin Kurti është përgjegjësi fillestar për problemet që u shfaqën së fundmi, shkruan Periskopi. Sipas tij, në secilin problem – faj kanë të dy palët, por thotë se për të e rëndësishme është se kush e nisi. “Prej asaj që e kam, unë e shoh si përgjegjës fillestar […]
Sipas tij, në secilin problem – faj kanë të dy palët, por thotë se për të e rëndësishme është se kush e nisi.
“Prej asaj që e kam, unë e shoh si përgjegjës fillestar Kurtin. Në secilin problem, kanë faj disa palë. Për mua ka rëndësi kush e nisi. E këtë e nisi Kurti në tetor të 2016-tës. Secili aktivist i VV’së ka pasur besim të madh në Organizatën tonë dhe konceptin e saj politik, por s’mund të them më ashtu”, tha Ymeri.
Tutje, Ymeri tha se nuk ka grup të Albin Kurtit e grup tjetër kundër tij.
“Në VV ka njerëz që e mbështesin Kurtin dhe ka të tjerë që kanë pakënaqësi me atë që po ndodh në VV. Është krah i pakënaqur”, tha tutje Ymeri.
“Është e natyrshme që Kurti ka popullaritet, dhe ka qenë një prej aktivistëve më të përgatitur. Por, ka nxitje të reagimeve pro tij. Sot Kurti shihet si i vetmi që mund ta drejtojë Lëvizjes, e kjo është gabim. Kjo tregon një përjetësi që është rrezik për të ardhmen”, deklaroi ai tutje.
Sipas tij, kjo rrugë mund ta bëjë që VV të funksiojë në bazë të urdhrave e diktatit./Periskopi












