Vulin i kundërpërgjigjet Hoxhajt: Kosovën e destabilizojnë vrasjet dhe shfuqizimi i Speciales

Vulin i kundërpërgjigjet Hoxhajt: Kosovën e destabilizojnë vrasjet dhe shfuqizimi i Speciales

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se gjendjen në Kosovë po e destabilizojnë vrasjet, siç është atentati ndaj Oliver Ivanoviqit, si dhe përpjekjet e shqiptarëve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale dhe për të mos lejuar që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krimet e luftës ndaj serbëve. Këtë deklaratë ministri serb i Mbrojtjes […]

Këtë deklaratë ministri serb i Mbrojtjes e ka bërë duke iu përgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka vlerësuar se deklaratat e Ministrit serb të Mbrojtjes, Alesandar Vulin, paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë.

Aleksandar Vulin i ka thënë Tanjugut se destabilizimin e Kosovës po es hkakton fakti se që nga ardhja e bashkësisë ndërkombëtare në ‘krahinën jugore’ deri më tani janë vrarë më shumë se një mijë serbë dhe për këtë, siç thotë ai, pothuajse askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

“Destabilizimin e Kosovës po e shkaktojnë ata që besojnë se çdo krim kundër serbëve është i lejuar dhe se duhet të mos ndëshkohet. Ushtria Serbe dhe shteti serb gjithmonë do të kujdesen për çdo pjesë të territorit të tyre, gjë që edhe ‘Kosova e Metohia’ është, sipas Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë”,  ka porositur Vulin pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Krainës.

Pas deklarimeve të ministrit serb se” Ushtria e Serbisë me vëmendje po e vëzhgon situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postim në rrjetin social Twitter, duke i cilësuar deklaratat e tilla si kërcënim për Kosovën, shkruan telegrafi.

“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?