Vuçiq: Zoti i Kosovës, Kadri Veseli në Nish mund të vijë vetëm si turist

Vuçiq: Zoti i Kosovës, Kadri Veseli në Nish mund të vijë vetëm si turist

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, po mban në këto çaste konferencë për media lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovqit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Vuciq ka shfrytëzuar rastin që në këtë konferencë t’i kundërpërgjigjet Kadri Veselit rrethe deklaratës së tij se ‘nesë Sërbia i kthehet sërish Kosovës, nuk ndalemi deri në Nish”. Presidenti […]

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, po mban në këto çaste konferencë për media lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovqit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Vuciq ka shfrytëzuar rastin që në këtë konferencë t’i kundërpërgjigjet Kadri Veselit rrethe deklaratës së tij se ‘nesë Sërbia i kthehet sërish Kosovës, nuk ndalemi deri në Nish”.

Presidenti serb ka thirrur konferencë për media pas zhvillimeve të 24 orë të fundit. Fillimisht ai ka komentuar deklaratën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili dje në Recak tha se ‘nëse kthehet Serbia në Kosovë, nuk ndalemi deri në Nish’.
Vuciq e ka quajtur Veselin “Zoti i Kosovës”, ndërsa thotë se ai në Nish mund të shkojë vetëm si turist.
“Është çmenduri të negoiciosh në këtë pikë, kur ka kërcënime çdo ditë në Kosovë. Veseli ka thënë se shqiptarët nuk do të ndalen deri në Nish dhe ne e kemi kuptuar mirë këto kërcënime, si dhe heshtjen e atyre që është dashur të reagojnë në sekond”, ka thënë Vuciq.
Ai poashtu pati edhe një mesazh për kryeparlamentarin Veseli, shkruan Express.
“Mesazhi ynë për Veselin është se ai nuk do të vijë deri në Nish dhe këtë qytet ai mund ta vizitojë vetëm si turist”, ka shtuar ai.


Presidenti serb foli për vrasjen e liderit të iniciativës “Liri, Demokraci, Drejtësi”, duke thënë se do të kërkojë që në hetimet për vrasjen të përfshihet edlhe Serbia.
Ndryshe, menjëherë pas vrasjes së Ivanocitit, Serbia ndërpreu bisedimet me Kosovën në Bruksel, ku po qëndrojnë ekipet e të dyja palëve.
Mëngjesin e sotëm, Ivanoviq po shkonte në zyrën e tij, kur u sulmua nga një makinë në lëvizje. Ishin katër plumba fatalë për kreun e iniciativës qytetare SDP në Veri.
Derisa po transportohej për në spital, Ivanoviq nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Në sallën e operacionit ai u fut pa shenja jete.
Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e dorasit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?