Vuçiq: Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një akt terrorist

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq të martën përshkroi vrasjen e Oliver Ivanoviqit si një akt terrorizmi. Serbia do ta trajtojë atë veprim në përputhje me rrethanat, u tha gazetarëve Vuçiq në Beograd pas një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, të mbledhur pas vrasjes së politikanit serb në qytetin e Mitrvocës veriore. Presidenti gjithashtu […]
Serbia do ta trajtojë atë veprim në përputhje me rrethanat, u tha gazetarëve Vuçiq në Beograd pas një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, të mbledhur pas vrasjes së politikanit serb në qytetin e Mitrvocës veriore.
Presidenti gjithashtu i dha ngushëllime familjes së Ivanoviqit, në emër të tij, të shtetit dhe qeverisë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Ky është një akt terrorist sa i përket shtetit të Serbisë dhe qëndrimi ynë ndaj këtij akti do të jetë në përputhje me këtë,” tha Vuçiq.
“Tanjug” raportoi më parë gjatë ditës se Vuçiq foli për vrasjen në telefon me shefen e politikës së jashtme të BE-së dhe shefen e sigurimit Federica Mogherini.
Një delegacion serb që ishte në Bruksel për një raund të ri bisedimesh teknike me Prishtinën u anulua pas lajmit të vrasjes së Ivanoviqit./Periskopi/












