Vuçiq: Thaçi u pajtua që të bashkëpunojmë në hetimet për vrasjen e Ivanoviq

Vuçiq: Thaçi u pajtua që të bashkëpunojmë në hetimet për vrasjen e Ivanoviq

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm që të bashkëpunoj me Serbinë për zbardhjen e vrasjes së liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq. Pas një bisede telefonike me Thaçin, të zhvilluar dje pasdite, Vuçiq ka kërkuar nga Thaçi përfshirjen e autoriteteve serbe për zbardhjen e […]

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm që të bashkëpunoj me Serbinë për zbardhjen e vrasjes së liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Pas një bisede telefonike me Thaçin, të zhvilluar dje pasdite, Vuçiq ka kërkuar nga Thaçi përfshirjen e autoriteteve serbe për zbardhjen e vrasjes, ndërsa Thaçi i ka thënë se autoritetet kosovare janë të gatshme të bashkëpunojnë dhe ta pranojnë çdo ndihmë për zgjidhjen e këtij rasti, shkruan Periskopi.

Dy presidentët janë pajtuar po ashtu për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beogradi, si dhe bashkëpunimin për stabilimin e situatës në Kosovë.

Këtë bisedë e ka konfirmuar edhe Presidenti Thaçi dje përmes Facebook-ut.

“Lidhur me këtë çështje Presidenti Thaçi ka siguruar Presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje. Presidenti Thaçi gjithashtu theksoi se, organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm që në përputhje me legjislacionin në fuqi të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çfarëdo ndihme, e cila mund të çojë drejt zbardhjes së kësaj vrasjeje”, u tha në njoftimin e Presidentit. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?