Vuçiq: Paqja në Ballkan ruhet duke mos pasur konflikt me Kosovën

Vuçiq: Paqja në Ballkan ruhet duke mos pasur konflikt me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha në Davos se bisedimet me Prishtinën dhe ruajtja e paqes në Bosnje Hercegovinë janë tema kyçe për Serbinë dhe për stabilitetin e Ballkanit perëndimor. Vuçiq foli për Radio Televizionin e Serbisë, se Beogradi dëshiron të arrijë një kompromis me përfaqësuesit e Prishtinës. “Unë ju thashë shqiptarëve, në qoftë se ju […]

Vuçiq foli për Radio Televizionin e Serbisë, se Beogradi dëshiron të arrijë një kompromis me përfaqësuesit e Prishtinës.

“Unë ju thashë shqiptarëve, në qoftë se ju flisni çdo ditë dhe në qoftë se të tjerët në botë presin që ne do të japim gjithçka dhe nga ana tjetër kemi marrë asgjë, atëherë ju falenderoj dhe lamtumirë,” tha Presidenti i Serbisë .

Ai gjithashtu vlerësoi se biseda e sotme me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Davos është një formë dialogu, raporton “Beta”, transmeton Periskopi.

“Ne do të duhet të zgjidhim gjërat herë pas here. Është puna jonë të mos humbasim atë që nuk duhet të humbasim, por të humbasim vetëm atë që ne dëshirojmë. Nëse njerëzit nuk e kuptojnë atë që po bëjmë, ekziston një zgjedhje tjetër, por kam frikë se kjo zgjedhje do të kthehet në dështim,” tha Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se Serbia po pret rezultatet e një hetimi nga autoritetet e Kosovës për vrasjen e kreut të SDP-së Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e veriut.

“Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delaëie, tha se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që ata të tregojnë rezultate. Nëse nuk i tregojnë ata, pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë sepse nuk do të dorëzohemi,” tha Vuçiq.

Duke folur për aspektet ekonomike të bisedimeve në Davos, Vuçiq tha se Forumi Ekonomik Botëror e pranoi se Serbia nuk kishte probleme me reformat ekonomike./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?