Vuçiq: Nëse vrasësi ka emër e mbiemër serb, ai nuk është serb

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas përfundimi të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ka thënë se vrasësi ose vrasësit e Oliver Ivanoviqit do të zbulohen e do të dënohen dhe se ka detaje interesante e indicie për drejtimin e mundshëm të hetimeve. Ai ka shtuar se do të ishte normale që Serbia […]
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas përfundimi të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ka thënë se vrasësi ose vrasësit e Oliver Ivanoviqit do të zbulohen e do të dënohen dhe se ka detaje interesante e indicie për drejtimin e mundshëm të hetimeve.
Ai ka shtuar se do të ishte normale që Serbia të pranonte kërkesën për të marrë pjesë në hetime në territorin e Kosovës, përcjell FoNet.
Sipas tij, Prokuroria serbe për krim të organizuar do të fillojë procedurën para hetuese ashtu që do të kërkojë informata të nevojshme nga polica, shërbimet e agjencive informative dhe trupat tjerë, përcjell koha.net
“Nëse vrasësi ka emër e mbiemër serb, ai nuk është serb”, ka thënë Vuçiq.












