Vrasja e Ivanoviqit nëpërmjet fotografive

Oliver Ivanoviq, lider i serbëve të veriut është vrarë sot në mëngjes në një sulm të armatosur. Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij. E vetmja provë është një veturë e djegur e […]
Oliver Ivanoviq, lider i serbëve të veriut është vrarë sot në mëngjes në një sulm të armatosur.
Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës.
Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij. E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit Opel Astra e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri.
Kosovapress ka qëndruar sot në vendin e ngjarjes dhe nëpërmjet fotografive sjell inserte nga kjo ngjarje. /Periskopi/





















