Vjen reagimi nga Gjykata Speciale, ja çfarë ndodh nëse shfuqizohet Ligji nga Kuvendi

Kuvendi i Kosovës nuk është autoriteti final që vendos përkitazi me shembjen ose jo të Gjykatës Speciale. Fjalën e fundit do ta japë vetë Specialja. Në këtë gjykatë kanë paralajmëruar të premten se mund ta shqyrtojnë kushtetutshmërinë e secilit vendim të Kuvendit, që mund të ketë implikime për të, shkruan sot Koha Ditore. “Amendamenti Kushtetues, […]

Në këtë gjykatë kanë paralajmëruar të premten se mund ta shqyrtojnë kushtetutshmërinë e secilit vendim të Kuvendit, që mund të ketë implikime për të, shkruan sot Koha Ditore.

“Amendamenti Kushtetues, Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare (Ligji 04/L-274) dhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë në fuqi, dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë subjekt i të gjitha këtyre akteve normative”, thuhet në një përgjigje që “Kohës Ditore” ia kanë dhënë Dhomat e Specializuara. “Çdo kërkesë eventuale lidhur me këto akte normative do të mundë të shqyrtohet nga gjyqtarët”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale, kanë juridiksion mbi krime kundër njerëzimit, krime lufte, dhe krime të tjera, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011-n nga Asambleja Parlamentare e Këshillit tё Evropës.

Dhomat e Specializuara kanë selinë në Hagë, por përfaqësojnë çdo nivel të sistemit të gjykatave nё Kosovë – Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Ato funksionojnë nё bazë të Kushtetutës dhe ligjeve pёrkatёse tё Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?