Vetura që u dogj pas atentatit ndaj Oliver Ivanoviqit sillet në Prishtinë

Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se vetura e djegur e gjetur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, do të dërgohet për ekzaminim. “Vetura është marrë nga Policia, është dërguar ne Rajonin jug Mitrovicë, dhe do dërgohet ne Prishtinë për ekzaminim te mëtutjeshëm”, tha Hoti për kallxo.com Drejtori i Përgjithshëm i […]
“Vetura është marrë nga Policia, është dërguar ne Rajonin jug Mitrovicë, dhe do dërgohet ne Prishtinë për ekzaminim te mëtutjeshëm”, tha Hoti për kallxo.com
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se kanë informacione të bollshme për të gjurmuar në lidhje me pronarin dhe qarkullimin e veturës.
“Çdo automjet që lëviz është i obliguar edhe të ketë targën e regjistrimit dhe dokumentacionin përcjellës. Kjo veturë ka qenë pa targa por shumë shpejt kemi arritur të kemi në dispozicion informacione të nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e veturës në një periudhë të caktuar të kohës. Nuk mund të jap më shumë detaje por informacionet që kemi për veturën janë të mjaftueshme që të gjurmojmë edhe më thellë edhe për pronarin e veturës dhe qarkullimin e veturës”, tha Maxhuni.












