Veton Surroi e quan marrëveshjen për Termocentralit si “vjedhja e shekullit”

Publicisti Veton Surroi ka kritikuar marrëveshjen e arritur me Contour Global nga ana e Qeverisë së Kosovës duke e quajtur atë si shumë të dëmshme për qytetarët e vendit. Ai thotë se askush nuk garanton që rryma do të blihet me çmimin e fiksuar prej 80 eurosh nga kompania turke KEDS, duke qenë se mund […]
Publicisti Veton Surroi ka kritikuar marrëveshjen e arritur me Contour Global nga ana e Qeverisë së Kosovës duke e quajtur atë si shumë të dëmshme për qytetarët e vendit.
Ai thotë se askush nuk garanton që rryma do të blihet me çmimin e fiksuar prej 80 eurosh nga kompania turke KEDS, duke qenë se mund ta blejë atë tjetërkund me çmim më të lirë. Sipas Surroit, për një gabim të tillë do t’i duhet qytetarëve të Kosovës të paguajnë fatura të ‘fryra’ për dekadat që vijnë.
Gjithë këtë marrëveshje ai e ka quajtur si ‘vjedhjen e shekullit’ meqë – sipas tij – Kosova do të jetë vetëm argat ose çifçi (bujk pa tokë, që punonte një copë nga pronat e çifligarit dhe që mbante për vete vetëm një pjesë të prodhimi) ndaj kompanisë që do të bëjë ndërtimin e termocentralit.
Më tej, ai shton se me atë shumë parash, Kosova do të mund të ndërtonte katër termocentrale dhe jo vetëm një.
Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/71623/vjedhja-e-shekullit/












