Me vetëm një deputet, Behgjet Pacolli kërcënon Qeverinë (Video)

Me vetëm një deputet, Behgjet Pacolli kërcënon Qeverinë (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se është person kyç në politikë, pasi sipas tij, pa të – Kosova do të ishte pa Qeveri. Kësisoj, sipas tij Qeveria e Kosovës është e paqëndrueshme pa partinë e tij. Por në fakt, partia e Pacollit tani ka vetëm një deputet në Kuvend. Islam Pacolli, i cili […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se është person kyç në politikë, pasi sipas tij, pa të – Kosova do të ishte pa Qeveri. Kësisoj, sipas tij Qeveria e Kosovës është e paqëndrueshme pa partinë e tij. Por në fakt, partia e Pacollit tani ka vetëm një deputet në Kuvend. Islam Pacolli, i cili njëkohësisht është kushëri i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Dorëheqje nga pozita e deputetit nga radhët e AKR’së kanë dhënë Korab Sejdiu e Labinot Tahiri.  

Nga Ana Oxa te Boris Yeltsin, Behgjet Pacolli e ka rrëfyer të gjithë sagën e vet në një intervistë dhënë “Coriere della Sera”-s, ku thotë se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe brezi i tij, që u gjend në timonin e pavarësisë, ka detyrimin të bëjë ç’është e mundur për njohjen e saj.

“Dikush më ka krahasuar me Kontin e Monte Kristos”, rrëfen zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kosovës.

“Dikush shkruan se kam pritur momentin e duhur për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive të pësuara, duke i detyruar kundërshtarët të nënshkruanin në shtëpinë time një marrëveshje, e cila më jepte praktikisht gjithçka në duar. Por e vërteta është se unë nuk rreshta kurrë së bëri politikë”.

“Gjërat janë shumë të thjeshta. Sot jam një person kyç, sepse pa deputetët e mi, Kosova do të ishte pa qeveri”, shpjegon ai.

Por, AKR tani ka në Kuvend, vetëm një deputet.

Ai është Islam Pacolli, i cili njëkohësisht është kushëri i zëvendëskryeministrit Pacolli.

Nga pozita e deputetit nga radhët e AKR’së dorëheqje kanë dhënë Korab Sejdiu e Labinot Tahiri.

“Pas disa ditësh do të kremtojmë 10 vite pavarësi, – vazhdon Pacolli. – Rruga drejt Europës është e drejtë, megjithatë disa njerëz nuk pajtohen, e unë u them se duhet të përshtaten, në të kundërt, të largohen”.

Gazetari e pyet nëse i referohet presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj në dritën e procesit të krimeve të luftës.

Pacolli përgjigjet: Unë nuk i di këto gjëra. Po flas për personat që pengojnë rrugën tonë, qofshin ata serbë apo shqiptarë.

Duke bërë një portret të shkurtër, gazeta prestigjioze italiane thekson se, milioneri i njohur edhe si “Berlusconi shqiptar” është njeriu që restauroi Kremlinin dhe e ndërtoi nga hiçi kryeqytetin e Kazakistanit.

“Fati nuk e braktisi kurrë, – shkruan Corriere, – e pas 3 vitesh, sipas marrëveshjeve të arritura në Prishtinë, do të kandidojë për President, siç ka dashur gjithmonë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?