Veseli: Kosova do të çojë përpara agjendën për reformë evropiane

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se institucionet vendore do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euro-atlantike të vendit. Në takim u diskutua për angazhimet dhe prioritetet punës […]
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se institucionet vendore do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euro-atlantike të vendit.
Në takim u diskutua për angazhimet dhe prioritetet punës së Kuvendit gjatë këtij viti.
Veseli konfirmoi përkushtimin për të trajtuar me prioritet të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane.
Kreu i Kuvendit e njohu përfaqësuesen e lartë të BE-së për rrjedhën e deritashme të punës së legjislativit, ndërsa shprehu zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Zyrën e BE-së në Prishtinë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë relevantë.












