Veliaj: Tirana po përjeton revolucionin e gjelbër

Veliaj: Tirana po përjeton revolucionin e gjelbër

Tirana sot po përjeton një revolucion të gjelbër. Kur kanë mbetur edhe pak dita nga 21 marsi, kryeqyteti është shumë pranë  arritjes së objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë të reja duke përmirësuar ndjeshëm jo vetëm anën estetike të qytetit, por njëkohësisht duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për qytetarët. Në mbledhjen e sotme […]

Tirana sot po përjeton një revolucion të gjelbër. Kur kanë mbetur edhe pak dita nga 21 marsi, kryeqyteti është shumë pranë  arritjes së objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë të reja duke përmirësuar ndjeshëm jo vetëm anën estetike të qytetit, por njëkohësisht duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për qytetarët.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj ftoi që këtij aksioni mbarëqytetar t’i bashkohen edhe këshilltarët e djathtë.

“Kemi nisur një fushatë për të mbjellë 100 mijë pemë të reja në Tiranë brenda një sezoni dhe kemi vendosur si afat datën 21 mars që është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ne jemi shumë pranë këtij objektivi. Jam shumë optimist që në 50 ditët që na kanë mbetur jo vetëm do ta kalojmë, por do të kemi një target të ri dhe mënyrës e si e shikojmë gjelbërimin, oksigjenimin në qytetin tonë. Do të doja të bëja një ftesë publike. E di që shumica e anëtarëve të këshillit bashkiak të mazhorancës është përfshirë në këto aksione, por do të doja që për një aksion të tillë që nuk na ndan në të majtë dhe në të djathtë apo në mazhorancë dhe në opozitë, të gjithë të kishim një mundësi që të kontribuonim. Kështu që do diskutoj dhe me z. Çollaku që nëse ka një dëshirë edhe nga grupi juaj që do t’i bashkohen kësaj fushate, do të ishte një mesazh fantastik për të gjithë qytetin”, theksoi Veliaj.

Lajmi tjetër i mirë është se kanë mbërritur në Tiranë biçikletat e para të flotës prej 4000 mjetesh bike&go. “Së shpejti këto biçikleta do të shpërndahen në qytet për t’u përdorur nga të gjithë qytetarët kundrejt një pagese fare modeste që është më e ulët se vetë bileta e autobusit. I bindur që ky është një moment kthese në përdorimin e transportit alternativ në Tiranë”, nënvizoi ai.

Për të lehtësuar dhe nxitur përdorimin e biçikletave në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po punon edhe për projektin ambicioz për ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara. “Ne po vazhdojmë sot me asfaltimi me korsitë në rrugën e Dibrës, po mbarojmë shumë shpejt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të vazhdojmë me aksin qendror në rrugën e “Kavajës”.  Dhe besoj që brenda pranverës, kur të kenë ardhur edhe të 4 mijë biçikletat mobile, ne do të kemi një mundësi fantastike që ta kemi qytetin të lidhur në mënyrë ekskluzive me korsi të dedikuara dhe të mbrojtura biçikletash”, nënvizoi Veliaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?