Vdes një i burgosur në Dubravë

Një i burgosur ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Burgun e Dubravës. Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj. Ai ka thënë se i burgosuri ka qenë i sëmurë dhe si pasojë ka vdekur pasi që është dërguar në Spitalin qendror të qytetit. “Viktima ka qenë prej Suharekës […]
Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.
Ai ka thënë se i burgosuri ka qenë i sëmurë dhe si pasojë ka vdekur pasi që është dërguar në Spitalin qendror të qytetit.
“Viktima ka qenë prej Suharekës i cili ka qenë në vuajtje të dënimit edhe ka qenë i sëmurë atë e kanë sjellur në spitalin e Pejës, mandej ka vdekur në Spital”, ka thënë Kryeprokurori Kurmehaj për Indeksonline.
Kurmehaj shtoi se trupi i viktimës është dërguar për në Oduksion dhe nesër do të dalin edhe informatat shtesë përkitazi me rastin.












