Vazhdojnë përplasjet e PDK’së në Skenderaj, Nuredin Lushtaku i reagon sërish Sami Lushtakut

Vazhdojnë përplasjet e PDK’së në Skenderaj, Nuredin Lushtaku i reagon sërish Sami Lushtakut

Përplasjet mes Lushtakëve duket se s’kanë të ndalur. Vendimi për përjashtimin e disa zyrtarëve të PDK-së në Skenderaj, nga ana e kryetarit Sami Lushtaku, ka ngjallur pakënaqësi të shumta në këtë komunë. Ish-deputeti, Nuredin Lushtaku insiston se është anëtar i Kryesisë së kësaj Dege, përkundër që kushëriri i tij, Samiu, theksoi se nuk është. Ai […]

Ish-deputeti, Nuredin Lushtaku insiston se është anëtar i Kryesisë së kësaj Dege, përkundër që kushëriri i tij, Samiu, theksoi se nuk është.

Ai ka thënë se Sami Lushtaku s’ka drejtë t’i tregojë atij se çka të komentojë për këtë situatë.

“Unë po e dha këtë deklaratë dhe po i tregoi Sami Lushtakut që as nuk më ka shti Dega e Skenderajit në Kryesi as ai, mua më ka shti vota e qytetarëve dhe rregullorja e Partisë Demokratike ka marrë vendim që të gjithë deputetë me kanë anëtarë të Kryesisë të PDK-së derisa Qendra nuk del me një rregullore që na kallxon neve dhe na thotë që nuk jem anëtarë të Kryesisë së PDK-së, unë jam në Kryesi të PDK-së se m’ka shti vota e qytetarit jo individi”, ka thënë Lushtaku.

Më tej, Lushtaku i ka reaguar ashpër Samiut duke i thënë se kush çka komenton mundesh m’i tregu vetëm disa parashutave që i ke punësu në parti.

Nura ka përsëritur se Samiu me këtë vendim ka bërë një veprim të ligë.

“E Samia mundet me i kallxu kush çka komenton atyre që i ka shti parashuta në parti, po jo mu. Unë e shohë çka është në rregull dhe çka nuk është në rregull. Prapë po e them se ai ka bë punën më të ligë që i ka përjashtu njerëzit, që u munu me i përjashtu, se a mundet a s’mundet e sheh ai, e mu nuk mundet as të më largoi e as të më shti në parti ai e as Kryesia e Skenderajt sepse mu nuk m’ka shti Kryesia e Skenderajt por vota e qytetarëve edhe Parlamenti, rregullorja e Partisë Demokratike”, ka thënë ish-deputeti.

Më tej, ai thotë se për mendimet se çka komenton nuk mundet kush me i tregu. “Unë e komentojë atë çka e shoh vet çka është mirë dhe çka s’është mir, prej se jam bërë me ditë diçka”, ka përfunduar Lushtaku për Indeksonline.

Ndryshe, Samiu në deklaratën e tij ka reaguar ndaj Nuredinit, që ky i fundit e kundërshtoi për vendimin përkatës.

Sipas tij, Nuredini nuk ka asnjë arsye që të komentojë këtë situatë.

“Vendimet i merr Kryesia e Degës në Skenderaj e jo kryetari. Nura as nuk është në Kryesi e as në struktura të partisë politike, ai është zëvendës kryetar i Komunës dhe kaq. Vendimin e Kryesisë nuk mundet me kundërshtu kërkush por ka mundësi me pas mendime të ndryshme në parti politike po vendimet nuk ndryshohen. Mendimi i tillë është veç një mendim ndryshe i Nuredinit, ai nuk ka as drejtë që t’i komentojë bile, në atë kuptimin se nuk është nëpër struktura të partisë”, është shprehur Lushtaku për.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?