Varroset Ivanoviq (Foto/Video)

Politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq i vrarë të martën në Mitrovicën e veriut u dërgua sot në varrezat e Beogradit. Peshkopi serb ortodoks Teodosije udhëhoqi shërbimin e funeralit dhe tha se Ivanoviqi u respektua në Kosovë dhe në Serbi, por edhe jashtë vendit dhe se “nuk ishte e rrallë” për shqiptarët që ta respektonin […]
Peshkopi serb ortodoks Teodosije udhëhoqi shërbimin e funeralit dhe tha se Ivanoviqi u respektua në Kosovë dhe në Serbi, por edhe jashtë vendit dhe se “nuk ishte e rrallë” për shqiptarët që ta respektonin atë dhe se ai do të ishte “humbje e madhe për të gjithë. ”
Teodisije tha për Ivanoviqin se nuk ua ka drejtuar “gishtin njerëzve, por ka biseduar me të gjithë për të zgjidhur problemet së bashku” dhe për atë çështja e Kosovës nuk ishte “politike, por një çështje për të përmirësuar jetën në jug dhe veri të Ibrit,” raporton “b92”, transmeton Periskopi.





“Oliver qëndron me ne si një simbol i vendosmërisë sonë për të qenë në zemrat tona, për luftën për të vërtetën dhe drejtësinë,” tha peshkopi.
Shumë politikanë u mblodhën për funeralin, por asnjëri prej tyre nuk dërgoi eulogji.
Pjesëmarrës ishin ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, kryeministrja Ana Bërnbabiq, Zyra për Kosovë Marko Gjuriç, drejtor e ministra të kabinetit qeveritar Rasim Ljajiq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulin, Branko Ruzhiq, dhe Nenad Popopovië./Periskopi/












