U shtrua me urgjencë në spital! Arbnora Ademaj rrëfen momentet e vështira (Foto)

U shtrua me urgjencë në spital! Arbnora Ademaj rrëfen momentet e vështira (Foto)

Ish-“Miss Kosova”, modelja e njohur dhe prezantuesja e “Sport Plus” në RTK, Arbnora Ademaj, ditë më parë u bë temë e mediave lidhur me një ngjarje aspak të këndshme që preku dhëndetin e saj. Ajo u shtrua urgjent në një nga spitalet në Prishtinë, për shkak të disa komplikimeve në apandesit. E krejt këtë ngjarje […]

Ajo u shtrua urgjent në një nga spitalet në Prishtinë, për shkak të disa komplikimeve në apandesit. E krejt këtë ngjarje të cilën e kujton si të errët, Arbnora e shpalosi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.

Modelja e nisi rrëfimin e saj, duke treguar se si kishte përjetuar dhimbjet e para.

“Të them drejtën pa pritur kam filluar të ndjej dhimbje në stomak dhe kam menduar që nuk do të jetë diçka serioze, por kur dhimbja filloi të rritej ,jam detyruar të drejtohem në njërin nga spitalet tona dhe pas disa konsultave u konstatua që kishe probleme serioze me apandesit dhe patjetër është dashur të bëja ndërhyrje”, tha Arbnora Ademaj për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, ish “Miss Kosova” rrëfen arsyen se pse dhe si gjithçka ndodhi aq shpejt.

“Sepse apandesiti, e njohur në zhargonin popullor si ‘zorra qorre’ ishte ënjtur dhe ishte në prag të shpërthimit për ketë arsye u bë ndërhyrja e menjëhershme që mos të komplikohej gjendja më shumë”, shton Ademaj.

Por, si është gjendja e modeles tani, dhe si e përjetuan familjarët e saj momentin kur ajo përfundoi në spital.

“Fatmirësisht tani jam mirë dhe çdo gjë ka kaluar mirë falë Zotit dhe kujdesit të doktorit Muhamet Maxhunit dhe stafit të klinikës. Ka qenë shumë shqetësues por kanë qenë të gjithë afër meje në ato momente: familjarët, shoqëria, njerëzit më të dashur për mua”.

Krejt kjo ngjarje e papritur, e ka bërë modelen e njohur të reflektojë, duke i shtuar asaj besimin dhe falënderimet në Zot. Kështu të paktën thotë ajo për Telegrafin.

“Sigurisht kur kalojmë momente të vështira gjëja e parë që të bie në mend është falënderimi ndaj Zotit dhe për çdo gjë në jetën time i falënderohem”.

Tani që gjithçka kaluar dhe operimi është kryer me sukses, Arbnora Ademaj tregon se si po vazhdon puna si moderatore në RTK, dhe sa është e përkushtuar në qendrën e saj të fitnesit.

“Faleminderit për vlerësim, deri tani çdo gjë po ecën mirë dhe mbarë, po mundohemi të ju mbajmë të informuar çdo ditë për më të rejat nga sporti në “Sport Plus”, në RTK. Të them drejtën fitnesin e kam lënë pak anash për shkak të angazhimeve tjera dhe tani fokusi im më i madh është puna në televizion dhe familja ime”, ka thënë Arbnora Ademaj.

Bukuroshja Arbnora Ademaj tash e sa kohë është edhe prezantuese e “Sport Plus” në RTK

Ka vite që modelen e shohim tërheqëse dhe atraktive në rrjetet sociale, ndërsa në pyetjen e Telegrafit nëse ka diçka të re në jetën e saj, ajo me buzëqeshje tha se vazhdon të mbetet beqare.

“Arbnora është akoma ‘single’”, shprehet modelja.

Arbnora është edhe instruktore palestër në qendrën e saj të njohur të fitnesit në Prishtinë

Në përfundimin e intervistës, Ademaj ka një falënderim për të gjithë ata që i qëndruan këto ditë pranë, në momentet më të vështira të jetës.

“Faleminderit dhe juve, dhe doja të ju falënderohem të gjithë atyre që kanë ndarë shqetësim me mua sepse me të vërtetë kam marrë thirrje dhe sms pa fund. Më kanë bërë të ndjehem shumë mirë dhe me fat kur kam kaq shumë njerëz dhe dashamirës pranë vetës”, ka përfunduar Arbnora Ademaj për Telegrafin.

Ndryshe, ish “Miss Kosova” e ka rimarrë tashmë veten, dhe pritet që shumë shpejt ta shohim në ekranin e RTK-së, në emisionin e sa përjavshëm që ajo prezanton. /Telegrafi/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya