Tsipras i gatshëm për marrëveshje me Maqedoninë

Tsipras i gatshëm për marrëveshje me Maqedoninë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, thotë se është i gatshëm të pranojë një “emër të përbërë” që përfshin emrin “Maqedonia” për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vjetër rreth emrit të fqinjit të saj ballkanik. Komentet televizive të Tsiprasit të bëra më 27 janar erdhën pas bisedimeve që i zhvilloi në Athinë me liderët kyçë, përfshirë edhe ata […]

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, thotë se është i gatshëm të pranojë një “emër të përbërë” që përfshin emrin “Maqedonia” për të zgjidhur mosmarrëveshjen e vjetër rreth emrit të fqinjit të saj ballkanik.

Komentet televizive të Tsiprasit të bëra më 27 janar erdhën pas bisedimeve që i zhvilloi në Athinë me liderët kyçë, përfshirë edhe ata të partive opozitare, në një përpjekje për të caktuar një strategji të përbashkët në negociatat e ardhshme të OKB-së për këtë temë.

Tsipras nuk arriti të merrte mbështetjen nga partitë opozitare, ku lideri i Demokracisë së Re Konservatore Kyriakos Mitsotakis tha se “nuk do të ndajmë grekët për të bashkuar Shkupin”.

Kryeministri grek tha më pas se Mitsotakis është shumë i ndikuar nga “ekstremistët” në partinë e tij.

“Nuk duhet t’i dëgjojmë thirrjet nacionaliste e as ato fanatike”, shtoi ai, raporton REL, transmeton Koha.net.

Ai pranoi se ka ende rrugë të gjatë para gjetjes së zgjidhjes, por tha se është i gatshëm të pranojë një “emër të përbërë… me referencë gjeografike apo historike” që do të përfshinte emrin “Maqedonia”.

Kjo do të mund të përfshinte një emër si Maqedonia e Epërme apo e Re, tha ai.

Ndërsa, krerët shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë diskutuan propozimet e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz, për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, por nuk u dhanë detaje nga ky takim që ka zgjatur deri në orët e mesnatës të ditës së shtunë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha pas takimit se është optimist se mund të arrihet një kompromis nacional për kontestin rreth emrit, por gjithashtu bëri thirrje për kujdes apo përmbajtje nga komentet, me qëllim që të mos dëmtohet procesi i bisedimeve.

“Ishte një takim informativ lidhur me idetë e propozuara nga ana e ndërmjetësit Matthew Nimetz. Ky proces kërkon përgjegjësi. Kemi për qëllim të sigurojmë përparim dhe mbrojtjen e interesave nacionale. Me rëndësi është përfshirja e të gjithëve në këtë proces”, deklaroi Zaev duke theksuar se zgjidhja është e mundshme nëse, sipas tij, ka vullnet edhe nga pala greke.

Kreu i Qeverisë nuk ka dashur të komentojë pozicionet greke, ndërsa paralajmëroi formimin e grupeve të punës edhe për çështjen e teksteve shkollore.

Edhe presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, nuk dha detaje nga bisedimet e kreut shtetëror dhe politik, por tha se është realist nga përvoja e tij politike.

“Pres që Qeveria të na informojë me të gjitha aktivitetet. Ky proces vazhdim të zhvillohet në korniza të Kombeve të Bashkuara. Që të mos ketë presione, jemi marrë vesh që të mos e komentojmë propozimin”, theksoi presidenti Ivanov.

Lideri i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, tha se partia e tij mbështet integrimin, por gjithashtu theksoi gatishmërinë për, siç u shpreh, mbrojtjen e interesave kombëtare, ndërsa përgjegjësinë për arritjen e marrëveshjes ia ka lënë Qeverisë.

“Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së, ndërsa VMRO DPMNE-ja mbetet muri mbrojtës i interesave shtetërore dhe kombëtare. Propozimet që janë paraqitur nga kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, pak a shumë janë të njohura për opinionin. Ky takim duhet të ndodhte më herët, tani ne i kemi informatat dhe tani përgjegjësia për procesin i takon qeverisë”, tha Mickovski, duke iu shmangur pyetjes nëse ky qëndrim nënkupton edhe distancimin e opozitës nga procesi për arritjen e konsensusit nacional.

Në këtë takim, nga partitë politike shqiptare mori pjesë vetëm se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili takimin e vlerësoi si më të frytshmin deri më tani të mbajtur për çështjen e emrit.

“Ky ishte një nga takimet më të frytshme. Jeni informuar për takimin Zaev – Cipras. E vlerësoj dialogun në kërkim të zgjidhjes. Ky është fillimi i fundit të këtij procesi. Është me rëndësi që të jemi pjesë e NATO-s, në paqe dhe stabilitet”, deklaroi Ahmeti.

Takimi i krerëve shtetërorë erdhi pas takimit të kryeministrave Zorav Zaev dhe Alexis Tsipras në Davos, ku theksuan përkushtimin për zgjidhjen e kontestit 25- vjeçar.

Si shenjë të vullnetit të mirë dhe përkushtimit për mbylljen e kontestit kryeministri Zaev njoftoi vendimin e Qeverisë për ndryshimin e emërtimit të aeroportit të Shkupit dhe të autostradës që mbajnë emrin e Aleksandrit të Madh, heroit të të dyja shteteve, ndërsa Greqia ka pranuar të mundësojë anëtarësimin e Maqedonisë në disa nisma që i kishte bllokuar më parë.

Athina, ndërkohë, ka përsëritur qëndrimin se dëshiron gjetjen e një emri për përdorim të gjithanshme, që nënkupton edhe ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Ndërmjetësi Nimetz, siç kanë njoftuar mediat në të dyja vendet, ka propozuar pesë emra të mundshëm si Maqedonia e Re, Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Vardarit dhe Maqedonia e Shkupit. Por, të gjithë këta emra, siç kanë transmetuar mediat, do të jenë në gjuhën maqedonase, si për përdorim të brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit