Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviq arrin në Beograd, nesër varroset

Arkivoli me trupin e të vrarit Oliver Ivanoviq ka mbërritur nga Mitrovica në Beograd, shkruajnë mediat serbe, përcjell Periskopi. Arkivoli arriti në Beograd rreth orës 18 e 15 minuta, ndërsa ceremonia e varrimit të tij do të bëhet nesër. Mbetjet e kreut të Iniciativës Qytetare në vendin e varrimit do të arrijnë në orën 12:30, […]
Arkivoli arriti në Beograd rreth orës 18 e 15 minuta, ndërsa ceremonia e varrimit të tij do të bëhet nesër.
Mbetjet e kreut të Iniciativës Qytetare në vendin e varrimit do të arrijnë në orën 12:30, ndërsa deri në atë kohë të gjithë mund të ndezin qirinj për të dhe t’i shprehin ngushëllime familjes së tij.
Ivanoviq u vra mëngjesin e djeshëm teksa po hynte në zyrën e partisë së tij.
Ai u vra me një armë me plumba shurdhues, ku u qëllua me gjashtë plumba.














