“Trupat ushtarake amerikane do të qëndrojnë gjatë në Siri edhe pas disfatës së ISIS-it”

Trupat amerikane do të qëndrojnë gjatë në Siri edhe pasi është mposhtur shteti islamik për të siguruar se as Irani dhe as presidenti i Sirisë Bashar al-Assad nuk do ta shtrijnë autoritetin e tyre në zonat që janë çliruar me ndihmën e SHBA-së, tha të mërkurën sekretari i shtetit Rex W.Tillerson. Do të qëndrojmë në […]
Do të qëndrojmë në Siri, tha Tillerson, për të ndihmuar në përhapjen e sigurisë dhe administrate e Trumpit nuk do të përsërit gabimet e bëra nga ish-Presidenti Barak Obama, i cili i kishte tërhequr trupat nga Iraku para se ekstremistët të ishin mposhtur dhe nuk arriti të stabilizojë Libinë pas sulmeve ajrore të NATO-s që çuan në përmbysjen e kolonelit Muammar el-Gadafi, raporton “New York Times”, transmeton Periskopi.
“Ne nuk mund të lejojmë këtë histori të përsëritet në Siri,” tha Tillerson gjatë një fjalimi në Institutin Hoover në Universitetin e Stanfordit afër San Franciskos. “ISIS ka një këmbë në varr dhe duhet ruajtur një prani ushtarake amerikane në Siri deri sa të arrihet disfata e plotë e ISIS.”
Në Siri muajin e kaluar kishte rreth 2, 000 trupa amerikane, një përzierjeve e njësive inxhinierike që ndërtojnë fortifikime dhe njësi të operacioneve speciale që luftojnë dhe trajnojnë milicitë lokale./Periskopi/












