Trump premton ndërtimin e një Amerike muskuloze për luftimin e armiqve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka skicuar një pamje ogurzi mbi rolin ndërkombëtar të Amerikës, duke theksuar kundërshtarët mbi aleatët, kërcënimet mbi mundësitë dhe një botë që do të qetësohet dhe jo të rrisë agresivitetin. Qoftë Irani ose Shteti Islamik, Trump premtoi se SHBA do të nënshtrojë rivalët dhe do të ngritet për të luftuar […]
Qoftë Irani ose Shteti Islamik, Trump premtoi se SHBA do të nënshtrojë rivalët dhe do të ngritet për të luftuar për liri.
Ai i dha merita ushtrisë e cila kishte luftuar kundër Shtetit Islamik, për lirimin e territorit ku ishte udhëhequr “pothuajse 100% nga vrasësit e Irakut dhe Sirisë”, raporton “The New York Times”, transmeton Periskopi.
Ai u zotua se do të ndërtojë një arsenal të armëve nukleare. “Ndoshta në të ardhmen do të ketë një moment magjik kur vendet e botës do të mblidhen së bashku për të elinimuar armët bërthamore.”
“Fatkeqësisht, ne nuk jemi gati për ta bërë një gjë të tillë,” tha ai.
Trump nuk la pa përmendur edhe politikën e jashtme duke e përkufizuar përmes disa pasazheve, drejtuar Koresë Veriore, ku ai tha se ata janë “të pamatur në përdorimin e armëve bërthamore,” gjithashtu ai paralajmëroi se “shumë shpejt mund të kërcënojnë atdheun tonë.”/Periskopi/












